×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea fiton me polemika kundër Cardiff, i falet mungesës së sistemit VAR

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 17:04

    Chelsea ka arritur të rikthejë rezultatin në fund të ndeshjes dhe të shënojë një fitore vitale në luftën për top 4.


    Cardiff City shënuan në minutën e parë të pjesës së dytë dhe u desht që falë një goli offside të Azpilicuetas Chelsea të rikthehej në lojë, shkruan Reporteri.net

    Ruben Loftus-Cheek u përkujes që në minutën e 91-të të shënojë me kokë dhe t’i dhurojë 3 pikët e plota klubit londinez.

    Me këtë fitore Chelsea arrinë në kuotën e 60 pikëve aq sa ka edhe Arsenal në pozitën e 5-të dhe një pikë më pak se Manchester United që gjendet në pozitën e 4-të me 61 pikë të tubuara./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!