Legjenda e Chelseat, Frank Lampard mund ta drejtoj ekipin londinez në edicionin e ardhshëm.
Së shpejti pritet të zyrtarizohet largimi i Maurizio Sarrit dhe zyrtarët e ‘bluve’ kanë shprehur interesim që Lampard ta pasoj italianin.
Ish mesfushori anglez së fundi ka drejtuar Derby Countyn me të cilin shkoi deri në finale të playoffit në Championship, por nuk arriti ta inkuadronte në Premier Ligë.
Daily Mail raporton se presidenti i Chelseat, Roman Abramovich i ka garantuar Lampardit së paku 2 vite punë në Stamford Bridge si trajner.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.