×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea këndellet nën drejtimin e Touchel, fiton edhe kundër Newcastle

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 23:13

    Chelsea “fluturon” në zonën Champions nën drejtimin e Thomas Tuchel. Me trajnerin gjerman në stol, që erdhi pas largimit të Frank Lampardin, blutë e Londrës siguruan fitoren e katërt radhazi në Premier League dhe të pestën në seri në të gjitha garat.


    “Viktima” e radhës e formacionit londinez ishte Newcastle United, që u mposht 2-0 në “Stamford Bridge”.

    Në fakt, vendësve u mjaftoi pjesa e para për tri pikët, pasi shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi të dyfishtë me gola të shënuar nga Oliver Giroud dhe Timo Werner, respektivisht në minutat 31’ dhe 39’.

    Gjatë pjesë së dytë Chelsea i la disi terren kundërshtarit, por as Joseph Willock dhe as Miguel Almiron nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet për të shënuar të paktën një gol për Newcastle.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!