Chelsea mposhti sot Barcelonën në miqësoren e luajtur në Japoni me rezultat të ngushtë 2-1.
Skuadra e Frank Lampard luajti pothuajse një lojë perfekte ndaj skuadrës kampione të Spanjës, shkruan Reporteri.net
Golat për ekipin e Lampard i shënuan Tammy Abraham dhe Ross Barkley, ndërsa për Barcelonën Rakitic shënoi në minutën e fundit.
Mirëpo, Chelsea dhe Barcelona nuk po luajnë vetëm në fushë, ata po përkujdesen që t’i argëtojnë tifozët edhe jashtë saj.
Skuadra e Chelseat kishte postuar dje një artikull “Rikthim në kohë”, ndërsa faqja e Barcelonës kishte tentuar t’i thumbonte me një status tjetër.
Faqja e Barcelonës e kishte ngacmuar me një status të llojit “A është ky një rikthim në kohë kur ju luanit në Ligën e Kampionëve?”.
Por, e shpejtë ka qenë përgjigjja e faqes zyrtare të Chelseat, të cilët ia kanë bërë bajat.
“Ma mirë nuk po e përmendin kthimin në kohë në Ligën e Kampionëve pas vitit që ju e patët”, duke ia rikujtuar turpërimin që Liverpooli ia bëri në gjysmëfinale.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ‘admini’ i Chelseat ka vazhduar sulmet edhe pas përfundimit të ndeshjes miqësore.
“Menjëherë pasi e mposhtëm Barcelonën përsëri, ne do të dëgjojmë nga shefi shumë shpejtë”, ka shkruar faqja e Chelseat duke aluduar në fitoren e statusit të mëhershëm dhe fitoren në fushën e lojës.
Padyshim që kjo ‘luftë’ ka ngjallur mjaft reagim nëpër rrjetet sociale./Reporteri.net/