Chelsea e ka mposhtur 3-0 Watfordin në “Stamford Brudge” dhe është afër arritjes së objektivit, pjesëmarrjes në Champions League për sezonin 2019/20, diçka që nuk e bëri Manchester United, që do të bëjë gara në Europa League.
“Blutë e Londrës” ishin fantastik në shtëpi dhe triumfuan 3-0 ndaj Watford.
Nuk kishte gola në pjesën e parë, kurse me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, talenti anglez, Ruben Loftus-Cheek, zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0, për t’i kaluar në epërsi “Blutë e Londrës”.
Pak minuta më vonë, në atë të 51’, shënoi mbrojtësi, David Luiz – të dy golat u asistuan nga anësori, Eden Hazard.
Golin në këtë ndeshje e gjeti edhe Gonzalo Higuain. AI shënoi për 3-0 në minutën e 75’, pas një asisti të Pedro Rodriguez.
Kështu, me këtë fitore, Chelsea ka pushtuar pozitën e tretë me 71 pikë të grumbulluara, një më shumë se Tottenhami dhe pesë më shumë se Arsenali, që pas pak luan me Brighton & Hove Albion dhe mbetet skuadra e vetme që i kërcënon për një vend në Champions.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.