Chelsea është duke planifikuar transferimin e tre futbollistëve të Manchester Cityt.
Sipa “Daily Mail”, klubi nga Londra synojnë të nënshkruajnë me Raheem Sterling, Nathan Ake dhe Oleksandr Zinchenko.
Chelsea besohet se është më afër transferimit të Sterlingut, pasi së fundi është raportuar se është arritur një marrëveshje mes tij e klubit.
Por, klubi nga Londra mund të sigurojë shërbimet edhe të dy futbollistëve tjerë, të cilët gjithashtu nuk janë në planet e kampionëve të Anglisë.
Zinchenko më herët ka qenë i lidhur me një transferim te Arsenali, por “Topçinjtë” besohet se kanë hequr dorë nga ukrainasi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.