×
  • Sport
  • Sport

    Chiesa e Pessina dhurojnë spektakël në vazhdime: Italia mposht Austrinë dhe kalon në çerekfinale

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 23:38

    Italia ka arritur ta mposht Austrinë me rezultat 2-1 në kuadër të 1/8 në Euro 2020, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.


    Italia dhe Austria kanë luajtur baras në 90 minutat e ndeshjes të vlefshme për 1/8 e EURO 2020, ndërsa në vazhdime italianët ishin më të mirë.

    Italianët kishin tri raste të mira në këtë pjesëlojë, ndërsa austriakët asnjë.

    I pari provoi Nicolo Barella që gjuajti në minutën e 17-të, por goditja e tij u prit nga portieri.

    Në minutën e 32-të kemi mundur ta shohim njëri nga golat më të bukur në Euro 2020, por goditja e Ciro Immobiles u ndal në shtyllë.

    Krejt në fund Leandro Spinazzola gjuajti bukur, por portieri ishte në vend.

    Italia dominoi në pjesën e parë edhe me posedim, por i mungoi vetëm goli.

    Në pjesën e dytë Austria u lirua paksa nga presioni i italianëve.

    David Alaba kishte rast të mirë në minutën e 52-të nga goditja e dënimit, por topi shkoi pak mbi portë.

    Austria shënoi në minutën e 65-të me Arnautovic, por goli i tij u anulua për pozitë jashtëloje.

    Italia kishte dy raste të mira me Inisignen dhe Berardin por goditjet e të dyjave shkuan jashtë porte.

    Skuadrat do shkuan në vazhdime, pas një lojë të fortë.

    Italianët e nisën më mirë periudhën e vazhdimeve, duke shënuar që në start.

    Një harkim i bukur në zonë gjen Federico Chiesan i cili pranon fillimisht topin, pastaj me një goditje të fortë shënon për 1-0.

    Sulmet nuk u ndalën nga italianët, kur rrezikoi bukur edhe Inisgine, që gjuajti nga goditje e dënimit, por portieri me mund dërgoi topin në këndore.

    Në rastin e radhës Italia shënoi. Belotti pranoi një top në zonë, me kthim pasoi te Matteo Pessina i cili shënoi për 2-0.

    Austria hapi ndeshjen në minutën e 113 kur, Sasa Kalajdzic shënoi gol të bukur me kokë, duke hapur ndeshjen për disa minuta.

    Me këto tre gola u mbyllën vazhdimet, ndërsa italianët pas golit menaxhuan mirë rezultatin për të marr fitore dhe një vend në çerekfinale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!