×
  • Sport
  • Sport

    Cilin numër të fanellës do të mbajë Mbappe në Real Madrid?

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 17:38

    Kylian Mbappe pritet të nënshkruajë për Real Madridin, ndërsa tani tifozët po pyesin se cilin numër do ta mbajë francezi për ekipin e tij të ri.


    Numri i vetëm që është i lirë është numri 19 i Alvaro Odriozola, por më shumë fanella mund të bëhen të disponueshme, edhe pse ato i përkasin lojtarëve të tjerë për momentin.

    Real Madrid është i përgatitur të merret me nënshkrimin e Mbappe dhe numri nuk është një detaj i vogël, veçanërisht duke marrë parasysh aspektin e marketingut të këtij transferimi.

    Mbappe mbante numrin 33 dhe nr.29 në Monako, ndërsa numrin nr.7 në Paris Saint-Germain, kurse fanella e tij me kombëtaren franceze ka numrin 10, shkruan Marca.

    Me Nr.7 dhe Nr.10 tashmë të marra nga Eden Hazard dhe Luka Modric dhe LaLiga duke mos lejuar klubet të përdorin numrat mbi Nr.25 nëse nuk i përket një lojtari të akademisë, aktualisht janë tre opsione nga të cilat Mbappe mund të zgjedhë: Nr. 19, Nr.5 dhe Nr.23.

    Opsionet e Mbappes

    Nr. 19 i Odriozola: Mbrojtësi i djathtë do t’i bashkohet Fiorentinës në huazim dhe fanella e tij do të jetë në dispozicion së shpejti. Numri i tij ishte ai që Karim Benzema mbante për Francën në Euro 2020.

    Nr. 5 i Jezus Vallehos: Mund të jetë një numër i pazakontë për një sulmues, por simbolika e Nr.5 në Real Madrid është e madhe. Trashëgimi i numrit të ish -Galactico Francez Zinedine Zidane është një opsion që nuk përjashtohet, edhe pse për të ndodhur kjo, Vallejo do të duhej t’i jepte dritën jeshile.

    Numri 23 i Ferland Mendy: Nëse shoki i tij i kombëtares bie dakord t’i japë atij numrin 23, Mbappe do të mbajë numrin e veshur nga legjendat e NBA Michael Jordan dhe LeBron James, ndërsa David Beckham gjithashtu e veshi atë në Real Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!