Manchester City dhe Arsenali kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në derbin e javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.
Erling Haaland kaloi vendasit në epërsi në minutën e 9-të për 1-0 pas asistimit të Savinhos.
Mysafirët barazuan në 1-1 në me golin e mbrojtësit italian Riccardo Calafiori minutën e 22-të.
Mysafirët në minutat shtesë të pjesës së parë, kaluan në avantazh përmes golit të Gabriel Magalhaes.
Kur të gjithë menduan se Arsenali po fitonte, golin e barazimit për Cityn e shënoi Stones në minutën e 97-të. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.