Manchester City ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Liverpoolit me rezultat 1-4 në “Anfield”.
Ekipi i Pep Guardiolas bëri një lojë më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë dhe kështu në fund mori një fitore të merituar.
Pjesa e parë ishte pa gola, kryesisht me një lojë të bukur në mesfushë nga të dy ekipet, por nuk munguan edhe rastet. Sadio Mane (24’) dhe Roberto Firmino (29’) krijuan mundësi për gol, ndërsa Iklay Gundogan humbi penalltinë në minutën e 37-të.
Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë, Gundogan shënoi në minutën e 49-të dhe kështu përmirësoi gabimin e pjesës së parë. Nuk kaloi shumë dhe Reds barazuan rezultatin në 1-1, ishte Mohamed Salah që shënoi nga pika e bardhë (63’).
Në vazhdim loja ishte e gjitha e dominuar nga mysafirët, Gundogan shënoi edhe një herë në minutën e 73-të, ndërsa pas tre minutash edhe Raheem Sterling dhe në fund për 1-4 Phil Foden (83’).
Pas kësaj fitore ekipi i Pep Guardiolas renditet në vendin e parë në Ligën Premier me 50 pikë, kurse ai i Jugen Klopp në pozitën e katër me 40 pikë.
City në xhiron e rashës luan kundër Tottenhamit, kurse Reds ndaj Leicester Cityt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.