Manchester City e ka nisur shumë dobët sezonin e ri në Premier Ligë. Ata sonte kanë humbur nga Tottenham Hotspur. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Heung min-Son (55).
Kampioni i Premier Ligës, Manchester City ka humbur me rezultat minimal kundër Tottenham Hotspurit në Londër sonte.
Kampionët e filluan fuqishëm këtë ndeshje duke bërë një presion të paparë ku rrezikoi që në minutat e parë me Joao Cancelon dhe Fernandihon.
Por ky presion i City zgjati deri në minutën e 20-të. Pas kësaj minute Tottenhami ishte shumë më i rrezikshëm sidomos në kundërzbritjet e tyre, e ku për herë të parë rrezikuan portën e Ederson në minutën e 25 të ndeshjes me anë të Lucas.
City do të sulmonte 10 minuta më vonë. Ishte Riyad Mahrez që goditi topin me të djathtën e tij por që goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Mundësinë më të mirë për të shënuar gol në pjesën e parë e pati min-Son në minutën e 40-të por përpjekja e tij përfundoi jashtë.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Tottenhamin të cilët filluan të kenë një dominim të lehtë kundër kampionëve.
Ky dominim ju shpagua pasi që në një kundërsulm të nisur nga Bergwijn vjen edhe goli. Bergwijn pason për Son i cili pasi që driblon Aken lëshon një goditje të fortë me të majtën e tij për të shënuar gol në minutën e 55-të të ndeshjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.