Nuk ka mjaftuar Zlatan Ibrahimovic që LA Galaxy të evitojë një humbje prej 0-2 nga New York City në MLS.
Suedezi, i cili ka bërë mirë këtë sezon me nëntë gola të shënuara në 10 ndeshje, nuk ka arritur ta gjejë rrjetën kundër New York City.
Edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, Ibra arriti të lë gjurmë dhe të bëjë që të gjithë të flasin për të.
Gjiganti i sulmit kapi për fyti portierin kundërshtar, por për gjyqtarin ishte vetëm karton i verdhë, e të mendosh se në MLS ka VAR… Mbase, Ibra është vetë kampionati amerikan.
Skena vijon në minutat 2:49
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.