×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduri: Haaland shpenzoi 500 mijë euro brenda 6 orëve në Mykonos, 30 mijë euro ua la bakshish kamarierëve

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 21:12

    As më pak e as më shumë se sa 30 mijë euro bakshish për kamerierët – Haaland shpenzoi 500 mijë euro brenda gjashtë orëve në Mykonos


    Sipas raportimeve, Erling Haaland shijoi një zbavitje të madhe, derisa nuk munguan as shpenzimet derisa ishte me pushime në Mykonos.

    Ylli i Borussia Dortmundit duket se ka shpërblyer veten në ishullin grek.

    20-vjeçari e ka kaluar pushimet pas një sezoni rraskapitës në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve.

    Dhe ai nuk kurseu asgjë që të kishte pushime të merituara, duke harxhuar 500 mijë euro në vetëm gjashtë orë në një restorant.

    Ai gjithashtu ishte tejet zemërgjerë me stafin, duke lënë një bakshish prej 30 mijë eurosh, raporton mediumi grek Sportime përmes Stefan Bienkoëski.

    Haaland ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimit me një mori të klubeve elitare të Evropës që duan ta transferojnë.

    Ai u pa duke festuar me Riyad Mahrez të Manchester City në Mykonos, mirëpo e ardhmja e tij ende nuk është e ditur.

    Talenti norvegjez kishte një edicion tejet të frytshëm, pasi ka shënuar 41 gola në të gjitha garat me Dortmundin.

    Mënyrat e tij për shënimin e golave ​​kanë alarmuar klube si Chelsea dhe Real Madrid, që janë të gatshme të paguajnë deri në 150 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!