×
  • Sport
  • Sport

    Çmimi marramendës e biçikletës së Piques me të cilën shkoi në derbin kundër Espanyolit

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:17

    Derbi katalanas është një nga ndeshjet, që Gerard Piqué e ka shënuar me të kuqe në kalendar.


    Por, ajo që askush nuk e priste, ishte që mbrojtësi qendror të arrinte në ndeshjen vendimtare mbi një biçikletë elektrike.

    Futbollisti hyri në parkun e makinave të “Camp Nou” me shpejtësi të madhe, duke drejtuar një biçikletë, të cilën e kishte prezantuar në stërvitje dy vite më parë. Ajo konsiderohet një mjet luksoz udhëtimi dhe vlerësohet 10.000 euro.

    Biçikleta është e markës “Greyp”, nga firma “Rimac”.

    Në Spanjë ka shumë përdorues të njohur të saj, si Lionel Messi dhe Cesc Fàbregas. Të gjithë ata kanë “Greyp G12S”, një model që kërkon të posedosh leje drejtimi (patentë) për shkak të motorit elektrik 16 HP, që ka. Kjo e lejon shoferin të shpejtojë deri në 70 kilometra në orë.

    Logjikisht nuk është e nevojshme të pedaloni, që rrotat të lëvizin, pasi fuqia 12 kw e përjashton pedaluesin nga çdo lloj sforcimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!