Të dielën në mëngjes në Abu Dhabi Conor McGregor do të përballet me 32-vjecarin nga Shtetet e Bashkuara Dustin Poirier, në një duel që pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.
Takimi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Fight Island dhe sfida McGregor–Poirier përfaqëson padyshim edhe ngjarjen kryesore të mbrëmjes numër 257 në UFC.
Të dy janë moshatarë dhe e njohin shumë mirë njëri –tjetrin, sidoqoftë siç ndodh gjithmonë çdo duel e ka një favorit dhe bookmakers-at e konsiderojnë me diferencë si shumë favorit pikërisht luftëtarin irlandez.
McGregor dhe Poirier janë përballur ndërmjet tyre që në shtatorin e vitit 2014, megjithatë gjashtë vjet e gjysmë kohë në artet marciale të përziera janë vërtet shumë dhe në mënyrë të kuptueshme gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.