Eleminimi nga Champions djeg akoma.
Trajneri i Interit, Conte ka folur edhe për tifozët në konferencën e zkaonshme për shtyp përpara sfidës së nesërmë ndaj Cagliarit.
Ai kërkon durim nga lojtari i 12-të, pasi vetëm kështu mund të arrihet gjithçka.
“Më shumë se një premtim, do të doja t’u jepja një mesazh tifozëve tanë. Të mos u japim krah atyre që janë duke u gëzuar për momentin, atyre që shpresojnë se gjithçka do të ndryshojë dhe gjithçka që ne kemi krijuar do të shkatërrohet pas një viti e gjysmë. Këtë ua them tifozëve të Interit. Shumë negativitet” – Tha Conte.