Trajneri i Interit, Antonio Conte në konferencën e zakonshme për shtyp ka thënë se do të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.
Kjo pasi është e pamundur sipas tij të luajë me të njëjtët lojtarë në këto kushte.
Interi e nisi me fitore 2-1 në ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias.
“Të mendosh që të luash me të njëjtin formacion, në këto temperatura dhe me këtë kalendar të ngjeshur, është e pamundur”.
“Do të bëjmë disa ndryshime, por kam besim te të gjithë futbollistët dhe kushdo që të luajë, do të bëjë më të mirën në fushë. Kemi pak probleme në mesin e fushës, ku na mungojnë tre futbollistë, por shpresojmë t’i rikuperojmë sa më shpejt”.
“Nuk duhet t’i zëmë besë humbjes së Sassuolos në Bergamo, pasi janë një skuadër e stërvitur mirë dhe me futbollistë që mund të na vënë në vështirësi”.
“Unë besoj ende te titulli, pasi në karrierën time kam qenë edhe në krye, edhe ndjekës. Kur je në krye e ke vetë fatin në dorë, ndërsa kur je ndjekës, të lejohen pak ose fare gabime për t’ia dalë”, ka thënë trajneri i Interit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.