Coronavirusi i ka shkaktuar telashe të mëdha klubit të njohur skocez, Celtic. Kjo skuadër sonte duhet të ndeshet me Hibernianin prej orës 20:45 në kuadër të garave kampionale.
Mirëpo, në këtë ndeshje Celtic do të hyjë pa plot 15 anëtarë të tij. 13 futbollistë janë karantinuar bashkë me trajnerin dhe ndihmëstrajnerin e skuadrës, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi francez, Christopher Jullien, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka bërë që 15 anëtarët tjerë të mbyllen pas rezultatit pozitiv nga testet e bëra për COVID-19.
Pavarësisht infektimit të tyre me coronavirus, ekipi sonte do ta zhvillojë ndeshjen kampionale me pjesën tjetër të futbollistëve. Besohet se coronavirusi e ka prekur Celticun gjatë fazës përgatitore në Dubai, ku thuhet se skocezët nuk është që i kanë respektuar sa duhet masat mbrojtëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.