Numri 1 i Belgjikës ju bashkua Los Blancos më 2018 dhe i ndihmoi ata ta fitojnë titullin e La Ligas gjatë sezonit 2019/20.
Thibaut Courtois ka zgjatur kontratën edhe për pesë vite me Real Madridin, më saktësisht deri në verën e vitit 2026.
Courtois ju bashkua Madridit nga Chelsea në verën e vitit 2018 për 35 milionë funte, derisa më parë kishte luajtur për tri sezone në Atletico Madrid si i huazuar.
Ai e ndihmoi skuadrën që ta fitoi titullin e La Ligas gjatë sezonit 2019/20, deri me tani trofeu kryesor që ai e fitoi nga skuadra e Santiago Bernabeu.
“Ishte shumë mirë që t’i shoh disa fytyra të njohura dhe do të dëshiroja që të kishte tifozë në tribuna në Stamford Bridge pasi që ata do të ishin gëzuar shumë”, kishte thënë Courtois për beIN Sports pas humbjes nga Chelsea në gjysmëfinale në sezonin e kaluar.
✍️ #Courtois2026 pic.twitter.com/HESsIfzd3j
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) August 16, 2021
Courtois ishte në portë në ndeshjen e parë të Realit në La Liga për këtë sezon duke bërë paraqitjen e tij të 130 për klubin që arriti fitore 4-1 kundër Alaves.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.