Portugalia luan sot takimin hapës me Hungarinë, në kuadër të “Euro 2020”.
Një ditë para sfidës, Cristiano Ronaldo dhe trajneri Frenando Santos, dolën në një konferencë për mediat, ku treguan objektivin ndaj hungarezëve, por edhe duke shpalosur vizionin e tyre për këtë kampionat.
Teksa po zinin vendet për t’u ulur, një veprim i Ronaldos tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, por jo vetëm. Ylli portugez, sapo u ul në tryezën e deklaratës, largoi prej aty dy shishe me Coca Cola. Lojtari i Juvetusi it ha gazetarëve se ata nuk duhet të pinë pije të gazuara, por vetëm ujë.
Edhe në të kaluarën kemi parë gjëra të përafërta, me Cristiano Ronaldo Junior që ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e lejon të konsumojë pije të gazuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.