×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo arrin në eventin e madh të boksit që zhvillohet sonte në Arabinë Saudite

    Reporteri
    23 Dhjetor 2023 | 22:31

    Ish-kampionët e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, do të përballen me kundërshtarët e tyre mbrëmjen e sontme, që do të organizohet në Riad të Arabisë Saudite.

    Britaniku Joshua do të përballet me Otto Wallin, me amerikanin Wilder që do të përballet me ish-kampionin Joseph Parker.

    Nëse Joshua dhe Wilder fitojnë të dy, ata mund të luftojnë me njëri-tjetrin në 2024. Meçi Wilder – Parker, do të zhvillohet me fillim nga ora 23:30, kurse Joshua dhe Wallin pritet të ngjiten në ring rreth orës 01:00 pasmesnate.

    Cristiano Ronaldo ka arritur tashmë në eventin e madh ku ka filluar kjo mbrëmje e madhe boksi, me portugezin që do të jetë aty në mesin e shumë emrave të tjerë të mëdhenj.

    Sonte mbrëmje spektakolare e boksit, Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!