×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo e fiton çmimin ”Lojtari i Vitit”

    Reporteri
    04 Qershor 2022 | 18:41

    Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Sir Matt Busby Player Of The Year” apo “Lojtari i Vitit” te Manchester United.

    Sulmuesi portugez u zgjedh si më i miri i vitit te skuadra angleze, pasi mori më së shumti vota nga tifozët.

    Në sezonin 2021/22, Ronaldo shënoi 24 gola në të gjitha garat.

    Në garën për këtë çmim, 37-vjeçari la prapa vetes portierin spanjoll, David De Gea, dhe mesfushorin brazilian, Fred.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!