Cristiano Ronaldo ka ndezur reagimet në Portugali dhe në botë, pasi ka përdorur stadiumin në Madeira për të ruajtur formën e tij gjatë pandemisë së koronavirusit.
Institucionet e sigurisë janë të bindur se Kristiano Ronaldo nuk ka “asnjë leje të veçantë”, pasi të gjithëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi, shkaku i shpërthimit të COVID-19.
Një zyrtar i lartë në Madeira, tha se Ronaldo nuk kishte një autorizim special për t’u stërvitur në stadium.
Ai deklaroi se Ronaldo kishte të drejt të stërvitej në përputhje me rregullat e vendosura për të gjithë. Kujtojmë se Ronaldo ishte në mesin e pak lojtarëve që Juventus lejoi të kthehen në shtëpi në mes të krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.