Futbollisti kosovar Leon Dajaku pritet të huazohet nga Bayern Muencheni në këtë afat kalimtar.
Sipas sajtit të njohur gjermane, Sport 1, Dajaku mund të kalojë në Holandë apo në Zvicër. Për shërbimet e lojtarit të krahut po interesohen Utrechti i Holandës dhe St. Galleni i Zvicrës.
Menaxherët e Dajakut po punojnë për një transferim të tij, që do t’i shërbente për të fituar përvojë.
Dajaku 19-vjeçar në edicionin e fundit ka luajtur kryesisht për ekipin e dytë të Bayernit.
Ka shënuar katër gola dhe ka dhënë katër asistime në 29 paraqitje në kategorinë e tretë gjermane. Në Bundesligë i ka luajtur dy ndeshje.
Dajaku ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.