Mirlind Daku ka dhënë tjetër deklaratë emocionale pas ndeshjes me Poloninë. Ai ka thënë se ishte i sigurt që do të shënonte gol ndaj Polonisë.
“Për çdo gjë njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Lotët në Çeki ishin të shpirtit, jo për pasimin që nuk e dhashë mirë. Ishin loë që debutova me Kombëtaren shqiptare. Ishte privilegj për mua, e arritur e madhe. Pasi shënova golin më është dukur që çdo e keqe që kisha brenda doli jashtë. Jam ndjerë sikur kur heq 100 kilogramë nga shpina. Prej momentit të parë kur mora ftesën isha 100 për qind i sigurt që do të shënojë ndaj Polonisë”, ka thënë Daku.
“Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë. Është më e veçantë që shënova këtu, para shqiptarëve. Kam pasur përkrahje të madhe nga tifozët dhe Zoti i madh më shpërbleu me gol.
Golin ia kushtoi familjes sime, por edhe gjithë dëshmorëve që kanë dhënë çdo gjë për atdheun, që ne sot të luajmë këtu dhe të bashkohemi nga të gjitha trevat shqiptare”, ka shtuar Daku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.