Tabloidi britanik The Sun shkruan në të përditshmen e saj se mbrojtësin Harry Maguire e kanë arrestuar në ishullin grek Mikonos, policët e specializuar për krimin e organizuar dhe antikorrupsion.
Sipas medias prestigjioze, detektivët ndodheshin në ishull për të monitoruar tregtinë e drogës.
Ata e kanë zënë yllin e Unitedit në befasi, pasi ishin të veshur si civilë dhe jo me uniformë policie, e sipas një burimi, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori u frikësua jo pak nga reagimi i tyre.
Sakaq, Maguire u akuzua nga një gjykatë greke për ryshfet dhe korrupsion, si edhe për sulmin ndaj një polici.
Ai u dënua me 21 muaj e 10 ditë burg, një dënim ky që është lënë pezull. Ai u kthye në kryefjalën e mediave ndërkombëtare ditët e fundit, pasi sajoi një histori sikur motrës së tij, Daisy, i kanë injektuar drogë në pije dy shqiptarë.
Megjithatë këto pretendime rezultuan të pavërteta nga gjykata greke dhe analistë të shumtë e kanë akuzuar mbrojtësin anglez si një mashtrues shumë të madh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.