Komisioni Disiplinor i UEFA-s sot më 20 nëntor ka dosjen Rumani – Kosovë, dhe nëse çështja nuk ndërlikohet, vendimi mund të merret që të enjten.
Gazeta rumune sportive GSP ka zbuluar se kush janë 5 nga 7 personat që do të gjykojnë kaosin në Arenën Kombëtare të Bukureshtit.
Ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur më 15 nëntor është në agjendën e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, pasi Kosova e braktisi ndeshjen në kohën shtesë, pas thirrjeve raciste nga tifozët vendas.
Sot, UEFA do fillojë të merret me rastin, sipas mediumit rumun. Megjithatë, nuk është e detyrueshme që rasti të finalizohet të mërkurën, pra sot.
Kush do ta gjykojë çështjen?
Në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës janë 16 zyrtarë: një president (Thomas Partl – Austri), dy nënkryetarë (Sandor Berzi – Hungari, Jaques Antenen – Zvicër) dhe 13 anëtarë.
Por procedura është që një çështje zakonisht përfshin një panel prej 5 ose 7 personash, mes të cilëve presidenti dhe dy nënkryetarët janë një pikë fikse në shumicën e rasteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.