×
  • Sport
  • Sport

    Dalin lajmet e para rreth lëndimit të Ibrahimoviqit, kaq pritet t’i mungojë Milanit

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 23:48

    Sipas raportimit nga Peppe Di Stefano për Sky Sport, Zlatan Ibrahimovic pësoi një problem në bicipin femural.


    Suedezi ndjeu një dhimbje dhe më pas u shemb në tokë pasi sakrifikoi veten për t’u rikthyer në mbrojtje.

    Lëndimi do të duhet të vlerësohet me ekzaminime instrumentale për të kuptuar shkallën e tij.

    Por, sipas “Rai Sport”, flitet për të paktën 4 javë larg fushave të lojës për suedezin. Megjithatë, nesër do të jetë më e qartë situata.

    Humbja e suedezit do të ishte fatale për këtë Milan, pasi është ai pika e referimit për kuqezinjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!