×
  • Sport
  • Sport

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Andorra

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 21:15

    Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” do ta luajë kundër Andorrës.

    Ndeshja do të luhet më 28 mars, në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

    Për këtë lojë, Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat.

    Ato do të shiten online.

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Në njoftimin e FFK-së thuhet se një person mund të blejë deri në katër bileta, në këtë LINK. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!