×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

    Reporteri
    22 Shkurt 2025 | 15:08

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot (e shtunë) se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë.

    ‘Dardanët’ do të përballen me Islandën më datë 20 mars në kuadër të ndeshjes së parë të ‘play-off-it’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Në ndërkohë, dueli i kthimit do të luhet pas tri ditësh në Spanjë, pasi stadiumi i Islandës është momentalisht në rinovim.

    Sipas njoftimit biletat në jug dhe në veri kushtojnë 5 euro, ato në tribunën lindore kushtojnë 10 euro, teksa në pjesën perëndimore kanë çmim prej 20 eurosh. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!