×
  • Sport
  • Sport / 15 deri në 100 euro

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    Reporteri
    20 Tetor 2023 | 15:26

    Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese të Evropianit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. 

    Ky ballafaqim do të zhvillohet më 18 nëntor në “St. Jakob Park” në Bazel, dhe nis në orën 20:45. Biletat kanë çmimin prej 15 deri në 100 euro.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 9 shtator, Kosova e Zvicra barazuan me rezultatin 2:2. Për Kosovën dy gola i kishte shënuar Vedat Muriqi. Ndërkohë për Zvicrën realizuan Remo Freuler dhe Amir Rrahmani që shënoi autogol.

    Ndeshja i takon Grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Gjermani.

    Zvicra është e dyta me 15 pikë në shtatë ndeshje, një më pak se Rumania që ka tetë ndeshje të luajtura.

    Kosova është e katërta në grup me shtatë pikë në po aq ballafaqime të luajtura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!