×
  • Sport
  • Sport

    Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen me Greqinë

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 12:56

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet të dielën në Volos, në orën 20:45.

    Dardanët do të kenë një ballafaqim tepër të rëndësishëm ndaj Helenëve, për shkak se do të luhet për vendin e parë në grup.

    Për momentin Greqia është në vend të parë me 9 pikë, derisa Kosova me 6 sosh.

    Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i blejnë në linkun e mëposhtëm:

    https://www.ticketmaster.gr/gnfc/privateSales.html?deepLink=242&hash=_SZaDVr030YhZqo6-I_Tk3cfzk52119122

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!