×
  • Sport
  • Sport

    Dalin rezultatet e testimeve për Koronavirus te skuadra e Interit

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 14:16

    Interi ka përfunduar testimet sa i përket skuadrës së parë dhe stafit teknik, magazinierëve dhe kështu me radhë.


    Asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv karshi koronavirusit dhe nga sot do të rinisin stërvitjet individuale në “Appiano Gentile”.

    Klubi ka komunikuar këtë gjë duke u shprehur se “Suning Training Centre” është gati për lojtarët dhe që do të respektohen të gjitha udhëzimet e duhura që janë përcaktuar në protokoll.

    Zikaltërit kanë kthyer me kohë të gjithë lojtarët që njëkohësisht janë mbyllur në shtëpitë e tyre për një periudhë të caktuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!