×
  • Sport
  • Sport

    Dalja e Edi Ramës në rrugët e Tiranës me xhaketë të Juventusit bëhet virale në Itali

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 8:12

    Edi Rama doli ditën e djeshme në disa prej rrugëve të Tiranës, për të ndërgjegjësuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.


    Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë fakti se kryeministri i Shqipërisë mbante të veshur një xhup të Juventusit, pasi siç dihet nga të gjithë ai është një tifoz i bardhezinjve.

    Mirëpo fotot e Ramës në rrugët e Tiranës me xhupin e “Zonjës së Vjetër”, janë bërë virale në internet, ose më saktë nga tifozët juventin.

    Në një prej faqes së tifozëve bardhezi në Itali, janë shpërndarë fotot e Edi Ramës, teksa shoqërohen me shkrimin: “Kryeministri shqiptar Edi Rama përballet me emergjencën e koronavirusit me xhupin e Juventusit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!