Dallas Mavericks vendosin rekordin për fitoren më të thellë në pjesën e parë në histori të NBA.
Mavs nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke humbur kështu dy ndeshjet e para të stinorit të ri.
Mirëpo, ata janë rikthyer në fitore në ndeshjen e të dielës ndaj Los Angeles Clippers, duke fituar me rezultat 124-73.
Clippers ishin pa yllin e tyre, Kawhi Leonard, pasi që ky i fundit pësoi një lëndim në fytyrë dhe do t’i mungojë disa ndeshje klubit nga Los Angeles.
Tanimë e zakonshme që Luka Doncic të jetë lojtari që udhëheq listën e koshashënuesit më të mirë në ndeshje. Edhe ndaj Clippersave ai udhëhoqi skuadrën duke realizuar 24 kosha, 8 asistime dhe 9 kërcime.
Vëmendjen më të madhe të ksaj neshje e mori rezultati i pjesës së parë, ku Mavs dominoi me rezultat 77-27, një rekord në NBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.