×
  • Sport
  • Sport

    Dallku flet pas ndeshjes me Dritën, thotë se iu mohua një penalti e pastër Prishtinës

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 20:48

    Prishtina ka luajtuar baras 1-1 me Dritën në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës


    Skuadra nga kryeqyteti e nisi mirë takimin duke shënuar herët gol me anë të Endrit Krasniqit, por në fund të ndeshjes Astrit Fazliu barazoi rezultatin për Dritën, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku pas ndeshjes e ka pranuar se skuadra e tij tani ka shumë pak gjasa për të luftuar për titullin kampion.

    Gjithashtu Dallku ka thënë se në këtë ndeshje iu është mohuar një penalti e pastër Prishtinës.

    “Gjasat tashmë janë zvoglu shumë, në çdo ndeshje kemi potencuar se luajmë për tre pikë. Bëmë një lojë të mirë, kishim edhe një penallti dhe për mendimin tim, ajo nuk na u dha, e që ishte 100 përqindtë, por kjo të mbetët në ndërgjegje të gjyqtarit,” ka thënë Dallku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!