Mbrëmë është konfirmuar lajmi se Shqipërisë dhe Serbisë iu dha drita jeshile për të organizuar Kampionatin Europian për grupin U-21.
Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinion sportiv në Kosovë dhe Shqipëri.
Së fundmi erdhi një reagim edhe nga tifozëria “Dardanët”.
Ata reaguan ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional por për ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet por turpi do jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tim”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.