×
  • Sport
  • Sport / Kosovë-Lituani

    Dardanët me një lojtar më pak në fushë

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 22:29

    Ka nisur pjesa e dytë mes Kosovës dhe Lituanisë. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kosova është në epërsi me një gol, por që golashënuesi Muharrem Jashari është përjashtuar nga loja, pasi një ndërhyrje e tij u shikua në VAR.

    Kosova po luan ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtar do ta ketë Lituaninë.

    Ky është jetë takimi i tretë mes këtyre dy kombëtareve.

    Në sfidën e fundit që ishte zhvilluar mes tyre në Kauans kishte triumfuar Kosova me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Edon Zhegrova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!