×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët ndezin sfidën e Kosovës me Greqinë: Këtë herë TROJA nuk mund të mposhtet

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 17:13

    Kombëtarja e Kosovës nesër rikthehet në aksion ku do të përballet me Greqinë në stadiumin Fadil Vokrri


    Kosova ditë më parë barazoi me Moldavinë 1-1, ndërkaq tani do të kërkojë fitore kundër Greqisë, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja do të luhet të dielën duke filluar nga ora 20:45, pa prezencën e tifozëve shkaku i pandemisë së Koronavirusit.

    Tifozët e Kombëtares sonë, ‘Dardanët’ kanë përçuar një mesazh të fortë para kësaj sfide.

    “Këtë herë TROJA nuk mund të mposhtet”, shkruhet në banerin e shfaqur nga “Dardanët”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!