×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët tregojnë se ku mund të mblidhen tifozët për ndeshjen Moldavi-Kosovë

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 9:12

    Ndeshja Moldavi-Kosovë pritet që të zhvillohet pa praninë e shikuesve por tifo-grupi “Dardanët” që bëjnë tifozëri për Kosovën kanë treguar se ku mund të mblidhen dashamirët e Kombëtares se Kosovës.


    Kosova nesër mbrëma zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë.

    Djemtë e Challandes për herë të parë do të zhvillojnë ndeshje pa praninë e tifozëve të zjarrtë të saj Dardanët, të cilët ishin kudo për ta përcjell Kombëtaren e tyre.

    Ndeshja pritet që të zhvillohet në Parma të Italisë.

    “Dardanët” pritet që të mblidhen në Fan Club Dardanët, për ta përcjell këtë ndeshje.

    Njoftimi i plotë i Dardanëve

    Ftojmë të gjithë Dardanët që kanë mundësi dhe dëshirë të vijnë nesër (e enjte) të mblidhemi në Fan Club Dardanët dhe së bashku ta përcjellim ndeshjen e parë të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë.

    E enjte në 20:45h, së bashku në përkrahje të luanëve tanë.

    Për fitore. Për Kosovën.

    Ju mirëpresim.

    https://www.facebook.com/dardanetks/photos/a.887253581408326/2083313301802342/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDLmiyzX8PvUjCmqswpIoOeX2qE3jM6-MpqcvdAxN9PqCLghbaBhVRXs29CVabPe2bDjbI0c7Tt5QRttF5AKj55g1GhutC6-RmuXgfG42BsKhJEwTuhldRYs9gokfBIBowmBLLdhQmD4cZhYDmNTb9CxtFMbv3WR5JxCJQe-3_GrPzADzsfuOL54Rj5WsP_oJI8HBWKPhi9sOFZTtphbliHXFqqZR9a8pljfg9pQtr9syQXEoNtCgXLRnxAYhYZ3zH1t_DUAO60MBzisnvee6rl9DLifbRHI52kOQoZa6HP-7d8T96dYbgcNiqpkvrkqjt72wJbfN7KXsar1I5sfIF0Gw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!