×
  • Sport
  • Sport

    Dashuri e rrejshme dhe me kushte për fanellën e Kosovës: Babai i futbollistit jep një deklaratë shokuese

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 15:41

    Bastien Toma flitej se do të vinte për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës


    Por, gjërat si duket tani kanë ndryshuar shumë dhe futbollisti nuk po e konsideron ardhjen te Kosova, krejt kjo pasi ‘Dardanët’ shuan gjasat për kualifikim në Kampionat Evropian pas humbjes 2-1 nga Maqedonia e Veriut, shkruan Reporteri.net

    Është babai i futbollistit që ka bërë të ditur se djali i tij akoma s’ka vendosur që të luajë për Kosovën, dhe tani gjasat janë minimizuar për ta bërë një gjë të tillë.

    Krejt kjo shkaku që Kosova nuk arriti të kualifikohet në Kampionat Evropian.

    Gazetari sportiv kosovar, Burim Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me babain e Bastien Tomës.

    “Bastieni ende nuk ka vendosur nëse do të luajë për Kosovën. Tash është bo më e komplikuar, pasi nuk fituan (kundër Maqedonisë së Veriut) por nuk duhet humbur shpresat,” i ka thënë babai i Bastien Tomës gazetarit kosovar.

    Ky gjest sigurisht që është i turpshëm, pasi nuk duhet të bëhet hajgare me fanellën e Kosovës dhe ta kushtëzosh ardhjen në Kombëtare vetëm nëse ekipi arrin të kualifikohet për në Kampionat Evropian. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!