×
  • Sport
  • Sport

    Dasmë madhështore me VIP-a, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës martohet të hënën

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 17:24

    Edhe pse ka dashur gjithmonë që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të mediave, futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovë, Benjamin Kololli, do të martohet këtë të hënë.


    “Indeksonline” ka zbuluar se Kololli do t’i japë fund beqarisë, ndërsa familjarët e tij janë ende duke u marrë me përgatitjet e fundit të dasmës.

    Pritet që Kololli të mbajë një dasmë të madhe me të pranishëm futbollistë të shumtë, si dhe këngëtarë e artistë të njohur.

    Mësohet se gjatë mbrëmjes do të performojnë këngëtarët e njohur, Shkurte Gashi dhe Meda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!