David Alaba duket se do ta vazhdoj karrierën në Spanjë pas përfundimit të këtij edicioni.
Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të enjten, se Alaba këtë verë do të transferohet si futbollist i lirë te Real Madridi pasi kontrata me Bayern Munichun i skadon në qershor.
Madje, thuhet se Alaba, i përfolur gjatë për një kalim të mundsh Real Madridi, tashmë ka arritur marrëveshje me galaktikët, ekip me të cilin ka firmosur parakontratë.
Alaba është pajtuar me një marrëveshje katërvjeçare dhe pagë vjetore mbi 15 milionë euro te Reali. 28-vjeçari, do të jetë përforcimi i parë i Realit për sezonin e ri.
Ai te madrilenët shihet si lojtar i duhur, i cili pa problem mund të luajë në mesfushë dhe mbrojtje. Alaba prej vitit 2011 është pjesë e Bayernit kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 25 ndeshje për bavarezët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.