×
  • Sport
  • Sport

    Davies tregon se ia ka kërkuar fanellën Messit pas ndeshjes, por nuk arriti t’ia merrte për këtë arsye

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 10:19

    Alphonso Davies është njëri nga emrat më të përmendur në botën e futbollit kohëve të fundit


    19 vjeçari kanadez po tregon paraqitje fantastike me fanellën e Bayerni Munichut, derisa së fundi u përballë edhe kundër idollit të tij, Leo Messit, shkruan Reporteri.net

    Davies ka bërë të ditur se ia kishte kërkuar fanellën Messit pas ndeshjes, por argjentinasi kishte qenë shumë i zemëruar pasi skuadra e tij humbi 8-2.

    “Ia kërkova fanellën, por mendoj se ishte paksa i zemëruar. Është OK, shpresoj që herën tjetër”, ka thënë Davies. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!