Gianni De Biasi rikthehet në krye të një përfaqësueseje futbolli. Ish-trajneri i Shqipërisë ka firmosur kontratën me Federatën Azere të Futbollit deri në 30 nëntor 2021. Lajmin e dha vetë trajneri 64-vjeçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sot kam firmosur kontratën që me lidh me Federatën e Azerbajxhanit deri më 30 nëntor 2021. Shumë dëshirë për të rifilluar një sfidë të madhe…”
Detyra e fundit e De Biasit si trajner ishte në krye të Alavesit në Spanjë, ku qëndrojë vetëm pak muaj, nga 22 shtatori deri më 27 nëntor 2017, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me Federatën Shqiptare të Futbollit (vendin e tij e mori Panucci, që rezultoi dështim total).
De Biasi e drejtoi thuajse 6 vite Kombëtaren e Shqipërisë, me të cilin pati suksesin më të madhe profesional, duke u kualifikuar në finalet e “Euro 2016.”
Kujtojmë që Kosova në Ligën e Kombeve e kishte mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 4-0 në Fadil Vokrri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.