×
  • Sport
  • Sport

    De Biasi: Shqipëria i kalon grupet në “EURO 2024”

    Reporteri
    18 Dhjetor 2023 | 19:29

    hqipëria nën drejtimin e tij, u kualifikua për herën e parë në Kampionatin Evropian në vitin 2016-të.

    Njeriu historik, trajneri italian, Gianni De Biasi, ka folur rreth suksesit të kombëtares “Kuq e Zi”.

    De Biasi u shpreh i bindur se Shqipëria do t’i kalojë grupet në këtë kampionatin që vitin tjetër mbahet në Gjermani.

    “Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian.

    Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve”, u shpreh De Biasi për Super Sport.

    Gazetari: Pak xheloz për skuadrën aktuale?

    De Biasi: “Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi”, tha italiani.

    Gazetari: Grupi?

    De Biasi: “Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”, theksoi ai.

    Kombëtarja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, gjenden në grupin B bashkë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

    Ky grup njëherit është quajtur “Grupi i vdekjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!