Fenerbahçe pritet të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri Jose Mourinho ka kërkuar përforcime të mëdha për ta pasur një pranverë më të “nxehtë”.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, trajneri portugez e ka një ëndërr dhe duket mjaft ambicioz.
“Special One” synon ta sjell në Turqi hiç më pak se Kevin de Bruynen.
Një çështje e komplikuar, por Mourinho duket i vendosur për ta bërë këtë “goditje”, e cila do të bënte revolucion në skuadrën turke.
Mario Branco, drejtor sportiv në Fenerbahçe, duket se i ka nisur kontaktet e para duke e ngritur telefonin për të folur me drejtuesit e Manchester Cityt dhe me menaxherin e lojtarit.
33 vjeçari është ende i rëndësishëm për Cityn, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit, derisa lamtumira mund të ndodh edhe më herët.
Gjithashtu, Mourinho e do në janar edhe futbollistin kosovar, Vedat Muriqi, i cili qe disa sezone po luan me sukses në La Liga me Mallorcën.
Për “Piratin” do të bëhej fjalë për një rikthim në ekipin nga Stambolli, ku kishte luajtur me sukses vite më parë./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.