Matthijs De Ligt po vazhdon të tregojë paraqitjet të mira tek klubi i Juventusit, që nga transferimi i tij nga Ajaxi.
Mbrojtësi, zhvilloi lojë të mirë në ndeshjen kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve, ku ishte njër nga më të mirët e takimit, përcjellë Reporteri.net.
Juventus pagoi 75 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa – Tuttosport shkruan se vlera e lojtarit nuk është ulur, por përkundrazi është rritur. De Ligt vazhdon të rritet dhe ka një të ardhme të ndritshme përpara tij.
Kështu, nëse klubet e tjera e kërkojnë atë, duhet të paguajnë më shumë se 75 milionë euro për të./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.