×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt më në fund thyen heshtjen, tregon ku do të transferohet

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 9:16

    Matthijs de Ligt ka thyer më në fund heshtjen duke folur për spekulimet që e lidhnin atë me një kalim tek City, United apo Barcelona.


    Siç raportohej, United ishte shumë afër nënshkrimit të holandezit derisa klubi heqi dorë nga shërbimet e 19 vjeçarit, shkruan Reporteri.net

    Barcelona në anën tjetër, mbeten të lidhur me shërbimet e tij duke mos përjashtuar Cityn që kërkojnë zëvendësuesin e Vincent Kompanys.

    Por, protagonisti kryesor ka thyer heshtjen duke dhënë një përditësim për të ardhmen e tij.

    Ku e sheh veten duke luajtur De Ligt?

    “Epo, realisht Premierliga është një kompeticion i madh, Spanja gjithashtu. Por ka edhe kompeticione tjera, nuk janë vetëm këto dyja.

    “Unë ende nuk di asgjë se ku është e ardhmja ime, kështu që do të shoh se si po shkon.

    “Njëherë kemi dy ndeshje për të luajtur me Holandën dhe pastaj do të shoh çfarë ndodhë pastaj”, ka thënë De Ligt duke lënë të kuptohet se ai preferon Barcelonën dhe Manchesterin.

    De Ligt për momentin është në detyrat e Kombëtares me ‘Tulipanët’ e Holandës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!