×
  • Sport
  • Sport

    De Rossi: Nuk u largova nga Roma me dëshirën time

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 18:40

    Verën e kaluar Daniele De Rossi i dha fund karrierës te Roma, pas më shumë se 20 viteve me fanellën verdhekuqe, ndërsa në një intervistë të dhënë për Sky Sport zbuloi se ndihet krenar për gjithçka ka bërë në klubin kryeqytetas.


    “Është diçka vërtetë e rrallë të rrish më tepër se 20 vite në të njëjtin klub dhe unë jam krenar që ia dola ta bëj këtë te Roma. Km dhënë gjithçka dhe kam marrë shumë nga ajo fanellë, ndonëse më duhet ta pranoj se largimi verën e kaluar nuk erdhi për dëshirën time, por për vullnet të drejtuesve të klubit”, tha De Rossi.

    Pas një eksperience disa mujore me fanellën e Boca Juniors në Argjentinë, De Rossi është rikthyer në Itali dhe po ndjek kursin e trajnerit, ndërsa deklaron se dëshiron që një ditë të stërvitë skuadrën e Romës.

    “Pas aq shumë vitesh si futbollist, natyrisht që do të më pëlqente të trajnoja Romën, por fillimisht duhet të bëhem trajner. E kam të qartë që nuk mund të rri aq gjatë edhe si trajner, aq më tepër në një ambient si ai verdhekuq, por do të më pëlqente të lija gjurmë edhe si trajner”, u shpreh italiani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!